Sulmet ndaj drejtësisë, Basha: Dosjet e politikanëve në duart e partnerëve, edhe Enveri të ringjallej s’do i bënte dot gjë SPAK

Sulmet ndaj drejtësisë, Basha: Dosjet e politikanëve në duart e partnerëve, edhe Enveri të ringjallej s’do i bënte dot gjë SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për sulmet e ndaj drejtësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shprehet se dosja e politikanëve dhe kriminelëve të lidhur me njëri-tjetrin dhe të përfshirë në afera ndodhen në Francë, Belgjikë, Gjermani, Britani dhe SHBA.

Sipas tij, shërbimet sekrete të këtyre vendeve janë në Shqipëri pasi hetojnë grupet kriminale që kërcënojnë interesat e tyre. Për këtë arsye, Basha thotë se SPAK-ut nuk ka çfarë t’i bëjnë as Rama, as Berisha, madje edhe Enveri po të ringjallej.

Ai më tej thotë se qëllimi i Ramës është që të mbajë me gajret ata që janë frikësuar nga goditja e ligjit dhe po distancohen prej tij.

Dosjet e politikanëve dhe kriminelëve të lidhur me njëri-tjetrin dhe të përfshirë në afera, ndodhen në Francë, Belgjikë, Gjermani, Britani dhe SHBA.

Shërbimet e tyre sekrete janë të pranishme kudo në Shqipëri, pasi ata hetojnë grupet kriminale që përbëjnë kërcënim për vetë interesat e tyre.

As Rama, as Berisha, madje as Enveri po të ringjallej, nuk do të mund t’i bënte gjë SPAK-ut.

Për ta thënë me fjalët që hallexhiu i kupton mirë, SPAK-ut i hanë atë që nuk thuhet.

Mesazhi i Ramës është të mbajë me gajret ata që janë frikësuar nga forca goditëse e ligjit dhe po distancohen prej tij, dhe për këtë i sjell në kujtesë Berishën, që premton shkrirje të SPAK-ut.

Është në dorë të qytetarëve të vendosin, nëse duan t’i japin një shans drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ose të kthehet pas tek të paprekshmit, që abuzojnë me fondet dhe pronat e tyre.

Shqipëria meriton më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy