
Asambleja e PS në mbledhjen e sotme të saj ka miratuar kandidaturën e Albert Halilajt për garën elektorale në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë së Kukësit, ka bërë të ditur drejtuesi politik i PS për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko.
Majko përmes një njoftimi në rrjete sociale, tha se me këtë kandidaturë do ja dalin në këto zgjedhje të pjesshme të 27 shtatorit në Kukës.
Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë!
Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!





