Vokshi: Spitali i Fierit prej 4 muajsh nuk u siguron ushqim pacientëve, 6.6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve

Vokshi: Spitali i Fierit prej 4 muajsh nuk u siguron ushqim pacientëve, 6.6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se shëndetësia falas, është dështimi më i madh i Edi Ramës, që prej kohësh është shndërruar në vuajtje falas për pacientët e familjarët e tyre.

Në një dalje për mediat deklaroi se nga informacionet që kanë mbërritur pranë Partisë Demokratike ditët e fundit, informohen se ka një tjetër problem në spitalin rajonal të Fierit, ku pacientëve nuk u sigurohet ushqim.

Ajo kujtoi se Kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve të 2021, u investua vetë për promovimin e ndërtimit të këtij spitali, u ndërtua në kohë rekord, një spital elektoral, për ta përdorur posaçërisht për zgjedhjet e 2021.

Rama-Manastirlliu në atë kohë premtuan një qendër ekselence, shembull të sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.

Ata premtuan që ky spital do shërbente si një laborator i dijeve të transferuara, rritje kapacitetesh, eksperiencë e mbi të gjitha do të realizonte atë objektiv që ka pasur prej kohësh, që qytetarët shqiptarë të mos shkonin në Turqi por të merrnin shërbimin shëndetësor cilësor në Shqipëri.

Por si çdo premtim tjetër, edhe ky ishte një tjetër mashtrim i madh i Edi Ramës.

Sepse spitali rajonal i Fierit jo vetëm nuk është shndërruar në qendër ekselence, në të kundërt, po shndërrohet në një qendër vuajtje të pacientëve të cilët nuk marrin as shërbimin me standarde minimale.

Nga informacionet qe kanë ardhura pranë PD, ka më shumë se 4 muaj që spitali që nga muaji mars nuk ka fonde për furnizim me ushqime.

Pacientët i sigurojnë vetë ushqimet që duhet të marrin gjatë ditës. ashtu edhe për lavanderi. Çdo gjë sigurohet nga familjarët e pacientëve.

Nuk mjafton kjo, por në spital, sot që në flasim, informohemi që janë grumbulluar 6.6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të spitalit rajonal të Fierit në vend që ato t’i asgjësojnë.

Mendoni pak, brenda ambienteve të spitalit, për shkak se nuk kanë gjetur një vend për t’i asgjësuar janë mbetje të rrezikshme, që lëshojnë gazra apo substanca të rrezikshme për pacientët, familjarët por edhe stafin e spitalit.

Si çdo gjë tjetër elektorale, edhe spitali elektoral është një dështim! I kërkojmë ministres së Shëndetësisë të marrë masa urgjente të sigurojë shërbimin e ushqimit, shërbimin e lavanderisë, dhe të evakuojë të gjitha mbetjet e rrezikshme.

Jeta e çdo pacienti shqiptar është më e shtrenjtë se çdo kosto që mund të ketë. Reagoni, protestoni të dashur qytetarë.

Protestoni për të mbrojtur shëndetin tuaj, për të mbrojtur jetën tuaj e të familjeve tuaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy