Indeksi i demokracisë në botë: Maqedonia e Veriut është regjim hibrid

Indeksi i demokracisë në botë: Maqedonia e Veriut është regjim hibrid

Sipas raportit më të ri të gazetës “The economist”, Maqedonia radhitet në vendin e 78-të dhe në grupin e regjimeve hibride për indeksin e demokracisë në botë për vitin 2020.

Maqedonia ndodhen në grupin me Bolivinë, Senegalin, Malin e Zi, Tanzaninë, Moldavinë, Ugandën, Butanin, Libanin dhe Nigerinë.

Sipas të dhënave të “The Economist”, nga viti 2016 deri në vitin 2020, Maqedonia shënon rënie në vlerësimin sipas indeksit të demokracisë në krahasim me vitet e mëhershme kur vlerësimi ka qenë mbi 6.

Ndryshe, kjo është lista e dytë jo e mirë për vendin. Para disa ditëve, “Transparency International” vendosi Maqedoninë në vendin e 111-të sipas indeksit të korrupsionit.

Në këtë listë Maqedonia ndodhet me bashkërisht me Mongolinë, Panamanë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy