Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha ka reaguar në lidhje me propozimet për ndryshimet e kodit penal në lidhje me ‘memet’ të cilat në rast se përdoren më qëllim për të dëmtuar do të dënohet personi përgjegjës.
Basha thotë se Rama gjen kohë të merret me memet në një kohë kur mund të shpëtojë jetë njerëzish që po vdesin nga koronavirusi. Sipas kreut të PD tani i duhet thënë boll më.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!



