Milo: Shqipëria s’ka një aeroplan luftarak! Mos investimi në sigurinë kombëtare, gafë e politikës në vite (VIDEO)

Milo: Shqipëria s’ka një aeroplan luftarak! Mos investimi në sigurinë kombëtare, gafë e politikës në vite (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo e konsideroi një nga gafat e politikës shqiptare mos investimin në sigurinë kombëtare. 

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Milo tha se Shqipëria nuk mund të krahasohet me Serbinë për nga madhësia dhe forca. 

Shqipëria s’mund të krahasohet me Serbinë, për nga madhësia dhe forca, por kjo s’do të thotë që Shqipëria s’duhet të kujdeset për sigurinë e saj, pasi s’mjafton të jesh anëtar i NATO-s, në pritje të zbatimit të nenit 5. Kjo ka qenë një nga gafat e politikës shqiptare përgjatë këtyre viteve. Jemi treguar naiv. Nga pafuqia ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve kemi preferuar të vihemi nën ombrellën e të tjerëve, duke patur një optikë dritshkurtër, kur përveç të qenit anëtar të NATO-s, ne duhet të investojmë në fushën e sigurisë kombëtare, sepse situatat ndryshojnë dhe krijohen nga mosmarrëveshjet dhe marrëveshjet e fuqive të mëdha. Edhe NATO është ma pak i gatshëm për të ndërmarrë sipërmarrje të tilla në bazë të traktatit. Shqipëria duhet t’i ketë disa gjëra minimale. S’kemi një aeroplan luftarak. Edhe luftën kundër krimit ilegal ia kemi besuar një vendi mik si Italia".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy