Kryeministri Holandës, Mark Rutte do të zhvillojë në tur takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mësohet se kryeministri Rutte do të qëndrojë për disa orë në Tiranë të mërkurën e 10 nëntorit.
Në fund të takimit dypalësh, kryeministri Edi Rama dhe homologu holandez do të dalin në një konferencë për shtyp.
Mark Rutte mban postin e kryeministrit holandez që prej vitit 2010.
Për herë të parë në Qershor 2021 Holanda vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat.
Edhe më herët Edi Rama kishte paralajmëruar vizitën e Mark Ruttes në Tiranë.
“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, njoftonte Edi Rama në 24 shtetor 2021.



