Në daljen e tij të radhës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa ka vijuar me akuzat kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, është shprehur pro kërkesave të paraqitura nga organizatorët e protetës.
Ai kërkoi mbajtjen e një seance urgjente parlamentare për të diskutuar pesë pikat e kërkesës, ndërsa shtoi se kryeministri Rama po negocion me vende tëndryshme evropiane për të përfituar azil politik.



