
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Berati në lidhje me ndihmën ekonomike, duke theksuar se në këtë qytet banda e qeveritare harxhon miliona lekë për ekskursionin e fundjavës.
Kreu i PD shkruan në rrjetin social "Facebook", se Rama mashtroi nga Berati pasi sipas tij njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen.
"A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe??? Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme", shkruan Basha.



