Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përgëzuar punën e SPAK deri më tani në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Kim shprehet se SPAK po e bën më së miri punën e saj dhe se është një hap para në këtë luftë.
Kim gjithashtu shprehet se SHBA është në mbështetje të reformës në drejtësi.
“Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e në mbështetje të Reformës në Drejtësi” shprehet ambasadorja Kim.
Kujtojmë se ditën e djeshme SPAK vendosi nën hetim deputetin dhe koordinatorin politik të PS-së për Tiranën Ervin Bushatin.
Postimi i Yuri Kim
Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbani të njëjtin drejtim. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e në mbështetje të Reformës në Drejtësi!



