Bisedimet Kosovë-Serbi/ Bislimi dhe Petkoviç takohen javën e ardhshme në Bruksel

Bisedimet Kosovë-Serbi/ Bislimi dhe Petkoviç takohen javën e ardhshme në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç do të takohen javën e ardhshme në Bruksel, raportojnë mediat në Kosovë.

Dy kryenegociatorët për dialogun pritet të diskutojnë për ujdinë e re për targa të automjeteve pak ditë para skadimit të marrëveshjes së tetorit.

Takimin e javës së ardhshme e konfirmoi për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai thotë se pala kosovare ka gatishmëri edhe për takimet e nivelit të lartë politik, mirëpo të njëjtat duhet të jetë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore.

Takimet thirren dhe organizohen nga ndërmjetësuesi i këtij procesi. Ato megjithatë duhet të jenë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore.

Ne në vazhdimësi kemi treguar gatishmëri për takime të tilla. Kurse sa i përket takimit në nivel të kryenegociatorëve, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Petkoviq pritet të takohen gjatë javës tjetër.

Marrëveshja e përkohshme për targat, sipas së cilës me letra ngjitëse të bardha mbulohen simbolet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë, duhet të zëvendësohet me një marrëveshje përfundimtare deri më 21 prill.

Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme dje, nuk e kishte mohuar faktin se Policia e Kosovës është e përgatitur për çfarëdo situate në terren në rast se më 21 prill në Bruksel nuk do të arrihet një marrëveshje për çështjen e njohjes reciproke të targave.

Unë jam optimist se marrëveshja do të arrihet ka një qëndrim shumë konstruktiv edhe të ndërmjetësuesit, por megjithatë për çdo situatë Policia e Kosovës ka plane të saj si të veprojë”.

 Në tetor të vitit të kaluar Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme gjashtëmujore për vendosjen e afisheve në targat e veturave.

Marrëveshja në fjalë ishte arritur me qëllim të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës kishte vendosur masa reciproke ndaj Serbisë lidhur me targat dhe kjo rrjedhimisht ishte arsyeja që serbët lokalë në veri të Kosovës bllokuan për dy javë rrugët për në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy