Qeveria e Kosovës vazhdon masat emergjente për energjinë edhe për një muaj

Qeveria e Kosovës vazhdon masat emergjente për energjinë edhe për një muaj

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Ekonomisë që masat emergjente për furnizimin me energji të zgjaten edhe për 30 ditë.

Ky propozim nënkupton zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, ku përfshiheshin edhe kufizimet në furnizimin me energji elektrike për konsumatorët (reduktimet).

Sipas kësaj Ministrie, gjendja me energji është përmirësuar nga siç ishte më parë, por për shkak të sigurisë me furnizim, këto masa duhet të vazhdohen.

Ndër masat emergjente ka qenë ndalimi i mihjes së kriptovaluteve, vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Në kuadër të kësaj mase, është themeluar Komiteti Teknik Emergjent me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve te Ministrja e Ekonomisë.

Ky Komitet ka detyrë të rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të krijuara nga kriza ekonomike. Pas rekomandimeve Ministria duhet të publikojë masat kufizuese obligative.

Këtë muaj, Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë mori vendim për shtrenjtimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj, pas një shqyrtimi të jashtëzakonshëm të tarifave që erdhi si pasojë e krizës energjetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy