Pampuri në dyert e Covid-4: I mbyllur dhe jashtë funksionit

Pampuri në dyert e Covid-4: I mbyllur dhe jashtë funksionit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, denoncon se spitali COVID-4 i cili u inagurua një muaj me parë nga Rama dhe Manastirliu është i mbyllur dhe jashtë funksionit.

Pampuri është shprehur se ky është mashtrimi i radhës që Kryeministri i ka bërë qytetarëve dhe këtë faturë do ta paguajnë pacientët e “Shefqet Ndroqit”, i cili do të rikthehet sërish në një spital COVID.

Sipas saj është e pafalshme që qeveria është mbajtëse statistikash dhe nuk ka plan konkret për menaxhimin e situatës.

Pampuri thekson se Qeveria tashmë është dorëzuar para situatës COVID-19. 

“Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlejnë më shumë se pushteti i Edi Ramës. Duke u fshehur, nuk fsheh problemin, por e përkeqëson atë. U bëj thirrje qytetarëve të marrin masa për të ruajtur vetë jetën e tyre. Të përdorin maskat në mjedise të mbyllura, të ruajë distancën. Është shërbimi më i mirë që mund të bëjnë për veten, pasi qeveria nuk do t’ia dojë për ta. Mashtrimi me këtë spital fantazëm është një provë tjetër për këtë”, është shprehur ish-deputetja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy