Çështja Meta/ Kryemadhi: 200 mijë eurot nuk ekzistojnë si provë, 200 nga 240 faqet e akuzës janë thashetheme

Çështja Meta/ Kryemadhi: 200 mijë eurot nuk ekzistojnë si provë, 200 nga 240 faqet e akuzës janë thashetheme

Monika Kryemadhi, ka reaguar ashpër lidhur me akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta për çështjen e pretenduar të 200 mijë eurove, duke deklaruar se dosja hetimore nuk përmban prova konkrete, por “perceptime dhe biseda private”.

 

E ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, Kryemadhi tha se pjesa më e madhe e materialit hetimor përbëhet nga komunikime personale dhe jo prova ligjore.

 

Kjo nuk është provë, nuk ekziston si provë. Në akuzë 240 faqe, 210 faqe janë me perceptim, ‘më the’, ‘të thashë’, ‘mendojmë’, ‘u tha’, ‘më tha’. Në 240 faqe, 200 faqe flitet për Monikën, marrëdhëniet e mia familjare, deputetët dhe fëmijët.

 

Ajo shtoi se materiali i përdorur në dosje lidhet me mesazhe të marra nga telefoni i saj i vitit 2014, ndërsa pretendoi se çështja është ndërtuar për të çuar Ilir Metën në burg.

 

Kryemadhi u ndal edhe te çështja CEZ-DIA, duke pretenduar se gjatë seancës paraprake Meta kishte shpjeguar mekanizmat e kompanisë së Kastriot Ismailajt dhe lidhjet e saj financiare.

 

Sipas saj, prokurorët janë “tronditur” nga deklarimet e Metës për CEZ-DIA dhe akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, për përfshirje politike në proces.

 

Kjo gjë që pretendojnë këta nuk ekziston as si provë dhe as si veprim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy