Zgjedhorja, Tepelena: Të hapen listat 100%. Spahiu: Ideal, sistemi proporcional kombëtar (VIDEO)

Zgjedhorja, Tepelena: Të hapen listat 100%. Spahiu: Ideal, sistemi proporcional kombëtar (VIDEO)

Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së tha në studion e MCN Informacion se sistemi proporcional kombëtar do të ishte ideal për vendin tonë së bashku me listat e hapura, votimin elektronik dhe koalicionet parazgjedhore.

 

Për ne do të ishte ideale, sistem proporcional kombëtar, lista të hapura, votim dhe numërim elektronik, të hiqet administrimi politik në komisionet zgjedhore, të lejohen koalicionet parazgjedhor dhe pragu elektoral. Nëse shkojnë me njëra tjetra do të jetë në dobi të qytetarëve.

 

Aktivisti Andi Tepelena tha se listat duhet të hapen 100%. 

 

Historia me lista të parapëlqyera, të fiksuara duhet të marrë fund. Është antikushtetuese. Një që vjen nga diaspora dhe do të votojë ja kanë përcaktuar se kë do të votojë me atë listë. Nuk ekziston as si logjikë as si bazë ligjore. Listat duhet të hapen 100%. Aty do të duket forca reale e çdo deputeti. I bie vlera dhe kryetarit të partisë se ne kemi kryetarokraci. Po u hapën listat i bie pesha dhe kryetarëve dhe bëhen të barabartë mes të tjerëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy