Për situatën politike të krijuar në Maqedoni ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.
Maqedonia është sot tha Meta, është nyja më delikate e rajonit tonë. "Prej disa vitesh, Maqedonia ka vuajtur nga një krizë politike, institucionale, por edhe zgjedhore, për fat të keq. Burimi i kësaj krize, në fakt, ka qenë lufta e ashpër apo konflikti midis dy partive kryesore maqedonase”, duke shtuar se: “Për fat të mirë, zgjedhjet e fundit u pranuan nga të gjitha forcat politike. Kjo është gjë pozitive për Maqedoninë, për ne dhe për të gjithë rajonin tonë, në mënyrë që të mbyllet periudha e kontestimit të zgjedhjeve dhe institucioneve. Kam përshëndetur platformën e forcave politike shqiptare, që është një hap pozitiv, e cila rrit detyrimin e tyre për të bashkëpunuar më shumë me njëra-tjetrën në interes të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe jo thjesht raportit të njërës apo tjetrës forcë politike me pushtetin dhe qeverinë. Është shumë e rëndësishme që ato të vijojnë të bashkëpunojnë akoma më tej për realizimin e kësaj platforme në të ardhmen”, u shpreh kryeparlamentari.
Në vijim të qëndrimit të tij, Meta theksoi gjithashtu se forcat politike shqiptar në Maqedoni duhet të forcojnë rolin e tyre të bashkëpunimit në Maqedoni për të çuar përpara dhe për të realizuar platformat e tyre dhe për stabilitetin e Maqedonisë.



