Basha pas takimit me FMN: Qeveria do u japë 140 milionë Dollarë 13 oligarkëve (VIDEO)

Basha pas takimit me FMN: Qeveria do u japë 140 milionë Dollarë 13 oligarkëve (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kees Martinj.

Basha tha se FMN ka konfirmuar shqetësimet e ngritura nga PD që prej tre vitesh.

Më tej numri një i opozitës u shpreh se paratë sot përfundojnë në duart e 13 oligarëve dhe për këtë gjë tha se ka një program të qartë për çlirimin e ekonomisë.

Basha u shpreh se buxheti i parashikuar nga qeveria për vitin 2020 është një vjedhje e hapur.

Sipas tij 140 milionë dollarë parashikohen t’i jepen 13 oligarkëve.

“Shqetësimet tona janë konfirmuar nga raportet e FNM-së. Paratë sot përfundojnë në duart e 13 oligarkëve. Kalçeto e oligarkisë, nëse buxheti do të kalojë do të t’i kalojnë 140 milionë Euro këtyre oligakrëve. Rruga për të dalë nga kjo krizë ekonomike, është plani i opozitës, ku një pjesë e tij është bërë publik në takimet e mia.

 Ne kemi një plan që biznesi të ketë qeverinë në krah, dhe jo si sot ta kenë si shqetësim dhe ankth, pasi kanë frikë prej tij. Me planin tonë dhe me vizionin tonë do i japim fund kësaj situate. Do rrisim pagën minimale dhe rritjes së pensioneve për çdo vit. Po ashtu do kemi mbështetje për arsimin, do kemi investime që ndihmojnë ekonominë. Tani ka ardhur koha për një reagim popullor, që është hapja e vendeve të punës dhe mbylljes së vendeve, duke hequr nga puna Edi Ramën”, u shpreh Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy