
Analisti Shpëtim Nazarko, takimin mes kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e sheh si vijim të bërjes së detyrës së kryediplomates me kryetarin e një partie të rëndësishme në frontin politikë.
Është dhe Berisha nga ana tjetër, po jemi të detyruar të besojmë atë që thonë personazhet. Kim tha se është takim normal, ndërsa Meta e shfrytëzoi për të thënë se është forcim i marrëdhënieve me SHBA.
Duke folur për MCN Live, ai shtoi se me gjuhën e konspiracionit, beson se amerikanët që e kanë shpallur non grata Berishën, janë të kujdesshëm për ta mbajtur të ndarë këtë lloj fronti mes Partisë së Lirisë dhe Sali Berishës
Amerikanët mund të japin idenë se mes të dyve, mund të bëjnë vetëm njërin kurban. Sulltani mundohet të ndajë palët, por jam i prirur të besoj atë që ka ndodhur dhe që është thënë.
Është një takim ku ajo tha atë që tha. Mendimi im personal është se e gjithë kjo treshe politike po pret fundin e vetë. I fundit është Rama në këtë histori, kemi 30 vjet që rrotullohemi rreth këtyre personazheve, me motivin e vetëm për të kapur hajdutët.
Është një lëvizje taktike e Yuri Kim, por besoj që edhe LSI, edhe PD, edhe PS e Ramës, janë pothuaj në muajt e fundit të një ekzistence aktive, se pavarësisht eksperimenteve që kanë bërë te tre mbi vendin, në fund fare këto efekte do të duken mbi vendin.
Prezenca e tre personave dhe tre partive që përfaqësojnë ata, është bërë barrë jashtëzakonisht e madhe për vendin.
Këta tre individë e kanë lënë vendin pa territor, pa elita kombëtare dhe në fund fare nuk i duhen Shqipërisë këta. Suksese do të quaja reformën e tokës, atë territoriale, elita kombëtare, etj.
Interesimin amerikan e shoh me dhënien fund të kësaj klase politike.



