Emisionet politike në “YouTube”/ Gupi: Cilët janë tre faktorët që luajnë rol kryesor në audiencë

Emisionet politike në “YouTube”/ Gupi: Cilët janë tre faktorët që luajnë rol kryesor në audiencë

Pedagogu Marsid Gupi analizoi në emisionin “Scrolling” në MCN TV audiencën e disa prej emisioneve politike në kanalin e tyre në “YouTube” ku lista kryesohet nga Ylli Rakipi me emisionin të “Të Paekspozuarit”.  

Sipas Gupit në audiencën televizive luajnë rol tre faktorë, narrativa, personazhet, si dhe spekulimet.

Unë mendoj se arsyeja e shikueshmërisë është edhe mënyra si ndërtohet narrativa. Te “Të Paekspozuarit” të ftuarit kanë një mënyrë narrative, Artan Hoxha apo të tjerë, që  është si të ishte një film, apo serial, dhe mënyra si lidhen faktet e bën më të thjeshtë mesazhin si përcillet. Bën një lidhje kronologjike aq të thjeshtë, saqë audienca e ka më të thjeshtë që ta marrë mesazhin. Një arsye tjetër është se bëhen thirrje, bëjnë edhe rolin e parashikuesit. Është një teknikë për ta mbajtur gjallë audiencën. Për shembull këta thonë që do arrestohen tre politikanë të mëdhenj. Një fakt është si ndërtohet narrativa, dy janë personazhet dhe tre janë spekulimet që ndërtohen dhe mesazhet që lihen të hapura për audiencën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy