Në një analizë të sajën revista e Bashkimit Euriopian, “Politico”, ka bërë një parashikim se Shqipëria nuk do të anëtarësohet në BE para vitit 2025 dhe shanset që kjo të ndodhë pas këtij viti janë 80 %.
Në argumentet e analizës së titulluar “Gara e anëtarësimit në BE,” thuhet se vendi ynë ka treguar aftësi për të ofruar reforma bipartizane, kryesisht ka shmangur luftërat Jugosllave të viteve 1990, gjë që e ka lejuar të distancohet nga problemet e kandidatëve të tjerë rajonalë.
Negociatat formale nuk kanë filluar ende, pasi korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze, teksa Komisioni Evropian ka kritikuar edhe politizimin e gjykatave të Shqipërisë.
Sipas portalit të BE, vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin veten si të rrënjosura në Evropë dhe paralajmërojnë se BE-ja do të dëmtojë veten nëse nuk përshpejton anëtarësimin.
Sipas “Politico” thekson se unioni nuk ka oreks për zgjerim dhe se kjo epokë e artë ka përfunduar.
Anëtarësimi sipas saj për të gjitha vendet aspirante nuk do të ndodhë para vitit 2025 dhe se për disa vende, si përshembull Turqia kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Megjithatë në renditje Shqipëria është në vendin e parë si kandidate me mundësi më të mira në rajon, si anëtare e NATO-s dhe vend me rol stabilizues në rajon.
Më pas rendite Mali i Zi, më pas Serbiai të cilat nuk mund të anëtarësohet para vitit 2027 sipas “Politco”. Pas Bosnje Hercegovinës vjen Kosova, ndërsa Maqedonia duket e pozicionuar më keq.



