
I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ndal në synimin dhe programin që koalicioni “Bashkë Fitojmë” ofron për votuesit e saj në këto zgjedhje.
Sipas tij në këto zgjedhje ofrojmë një qeverisje vendore krejtësisht tjetër nga të tjerët.
Mesazhi jonë në këto zgjedhje, do jetë për një qeverise vendore krejtësisht tjetër, ky është mesazhi im.
Ne nuk jemi njëlloj si ta, dhe kjo fillon nga fakti se ne paraqesim kandidatë për qeverisje vendore krejt ndryshe nga ta.
Kandidatët tanë kanë dal nga standardet e Primareve, që nuk është realizuar ndonjëherë më parë dhe kemi një program krejtësisht tjetër si dhe njëkohësisht rivendosja e pluralizmit politik.



