Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. dënoi sot me dy vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fred Beleri për akuzën e blerjes së votave. Ky akt u cilësua politik nga avokati mbrojtës e të urdhëruar nga kryeministri Rama, ndërsa tha se vendimi do të ankimohet në Apel.



