Protesta e PD/ Kume: Nis dhe përfundon sot, qytetarët pritet të flasin përmes akteve

Protesta e PD/ Kume: Nis dhe përfundon sot, qytetarët pritet të flasin përmes akteve

Në 17:00, para Kryeministrisë pritet të nisë protesta e radhës e thirrur nga Sali Berisha. Për të garantuar rendin dhe sigurinë, edhe kësaj radhe në terren do të angazhohen 1350 efektivë.

 

Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me ‘MCN Live’ bëri me dije se protesta pritet të nisë dhe përfundojë po sot, ndërsa bëri të ditur se skenari që do të ndiqet është i ngjashëm me atë të protestës së parafundit.

 

PD vijon protestën kundër kryeministrit duke kërkuar largimin e tij dhe krijimin e një qeverie teknike deri në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme. 

 

PD ka nisur këtë sezon protestash muaj më parë dhe do të vazhdojnë dhe sot ku skenari pritet të jetë i ngjashëm me protestën e parafundit ku Berisha pritet të dalë nga selia blu ku pritet të mblidhen përfaqësues të PD dhe simpatizantët të cilët do e sheqerojnë gjatë ecjes në këmbë deri në bulevard ku është ngritur skena për të mbajtur fjalime. 

 

Kjo do jetë një protestë kombëtare ku të gjithë deputetë në qarqe dhe rrethe janë angazhuar për të rritur pjesëmarrjen në këtë protestë në Përfundimi njësoj si në protestën e fundit priten që të ketë dhe momente ku qytetarët pas fjalimeve të flasin përmes akteve ku nuk përjashtohet as mundësia e hedhjes së shisheve me molotv. 

 

Protesta pritet të nisë dhe përfundojë po sot, ndërsa nesër do të bëhet me dije dhe data për protestën e radhës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy