KQZ-ja vendos rinumërimin e tetë vendvotimeve për kryetar dhe 15 për kuvende komunale

KQZ-ja vendos rinumërimin e tetë vendvotimeve për kryetar dhe 15 për kuvende komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të dërgojë në rinumërim 23 vendvotime në total, të cilat nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta, pasi ka pasur probleme të natyrave të ndryshme, kryesisht teknike.

Vendvotimet i takojnë komunave të ndryshme. Tetë janë për zgjedhjet për kryetarë të komunave e 15 tjera për zgjedhjet për kuvende komunale.

Procesi i numërimit të tyre do të fillojë pasditen e sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja ka lënë mundësinë që të shtohen në këtë listë edhe ndonjë vendvotim tjetër.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet që gjatë kësaj jave të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës.

Për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, KQZ-ja nuk ka dhënë akoma një datë të saktë.

Raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahen më 14 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy