Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta udhëtoi këtë të shtunë në fshatin Suk të Rroskovecit për t’iu bashkuar banorëve të cilët kundërshtojnë vendimin e bashkisë për të lejuar ndërtimin e një termocentrali. Madje ai i bëri thirrje për rezistencë të armatosur ndaj këtij projekti.

Meta thotë se ndërtimi i Tec-it në Bashkinë e Rroskovecit është një skemë kriminale e krahasueshme me inceneratorët, ndërkohë që sipas tij e gjithë zona duhet të mbështetet me subvencione në bujqësi.
Ish-presidenti i Shqipërisë u bëri thirrje banorëve të Rroskovecit dhe këshilltarëve bashkiakë të opozitës të mobilizojnë njerëzit kundër projektit për ndërtimin e termocentralit i cili supozohet se do prodhojë energji për ta eksportuar.



