Rushaj me banorët e “5 Majit”: Prishja e banesave, hakmarrje politike

Rushaj me banorët e “5 Majit”: Prishja e banesave, hakmarrje politike

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ishte sot në zonën e “5 Majit” në kryeqytet, ku zhvilloi një takim me banorët atje.

Janë mbi 1200 banorë të prekur nga prishjet në shkelje të ligjit, duke mos u respektuar as detyrimi minimal ligjor për dëgjesat publike. Ai iu premtoi banorëve realizimin e kërkesës së tyre për përfshirjen e KLSH-së në nxjerrjen e parregullsive për projektin.

“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë.”

Po ashtu, demokrati u ndal edhe te prishja e shtëpive te kjo lagje, të cilën e konsideroi një akt të paligjshëm të qeverisë.

“Shoh që ka dhe hakmarrje brenda, pasi kjo zonë ka votuar PD dhe gjejnë rast t’u bien banorëve. Disa mendua se do të zgjidhnin punë me votimet, por ju paralajmërova që po ju mashtrojnë, së kështu kanë bërë kudo. Një projekt i madh do të thotë se interesat janë të mëdha”, tha ai.

Banorët tek “5 Maji” dhanë një mesazh të fortë për qytetarët e tjerë, duke u kërkuar të mos gënjehen, të mos heshtin dhe të mos shpresojnë tek kjo qeveri. 

 “Erion Veliaj dhe Edi Rama po fshihen. I zoti i shtëpisë që i fshihet familjes, ai është kot. Edi Rama është edhe kryeministër, kryeprokuror, kryegjykatës, kryepolic e dreqi e t’bir dhe sot jemi në rrugë të madhe. Jemi, sepse kemi pritur sa na ka ardhur litari neve në fyt”- thanë kryefamiljaret të nxjerrë me forcë nga shtëpitë që kanë nisur të prishen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy