Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, Bushka: Asnjëherë vonë për të zbardhur të vërtetën

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, Bushka: Asnjëherë vonë për të zbardhur të vërtetën

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot diskutimin e dy nismave të deputetëve për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese.

Nga ana e saj PS-ja përmes Klotilda Bushkës kërkon që ti jepet e drejta Autoritetit të Dosjeve të kryejë verifikimin e të gjithë personave që do të kandidojnë për institucionet kushtetuese, pavarësisht se më parë kanë marrë një certifikatë pastërtie nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Është detyra jonë që të marrim nisma dhe tu përgjigjemi nevojave në shërbim të së vërtetës. Transparenca dhe e drejta e informimit është ajo që duhet të zbatohet dhe i hap rrugës që i shërben interesit kombëtar. Kam dëgjuar pse sot? Sepse asnjëherë nuk është vonë. Sot Këshilli i Europës do të fusë në rezolutë të re që kanë të bëjë me të drejtat e informimit për dokumentat historike me fokus regjimet totalitare.

PD-ja përmes Enkelejd Alibeajt ka propozuar që të hapen të gjitha dosjet e ish Sigurimit nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes vendeve dhe atyre që cenojnë sigurinë kombëtare.

Diskutimi për deklasifikimin e dokumenteve të ish sigurimit të shtetit ka qenë i pranishëm në të gjitha tryezat publike. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshi edhe nismën ligjore të vitit 2015. Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Skepticizmi për hapjen e dosjeve në këto 30 vite, tani nuk është më i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar shpagim, apo të ketë rrezik për trazira sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy