Sejamini: Rama nuk rrëzohet me fjalë, opozita duhet të organizohet

Sejamini: Rama nuk rrëzohet me fjalë, opozita duhet të organizohet

Gazetari Neritan Sejamini analizoi në studio disa prej arsyeve pse opozita është shumë e dobët përballë pushtetit të maxhorancës. Sipas tij, pa një opozitë që analizon dhe organizohet duke mbledhur sa më shumë njerëz rreth vetes, PS do të fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme e më tej.

Në shoqërinë shqiptare ka shumë kritikë ndaj qeverisë, përfshirë edhe mua. A na ka ne me vete opozita? Unë di shumë të huaj që janë kritikë. A është në kontakt opozita me ta. A shkëmben ide? Ka shumë kundërshtarë të ashpër të qeverisë në diasporë. A kontakton me këta opozita?

Regjimi i Ramës bazohet mbi pushtet absolut. Ka pranë një elitë që i jep favore ekonomike dhe merr mbrapsht favore politike. A ka opozita një strategji për të çmonuar këtë lidhje?

Me “do ta rrëzojmë Ramën nesër” nuk e rrëzon dot. Rama rrëzohet në 2025 ose në 2029.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy