“Tirana”, Murrizi: Begaj lajthiti me dekretin për zgjedhjet, anëtarët e Kushtetueses do vihen në rresht në 31 tetor

“Tirana”, Murrizi: Begaj lajthiti me dekretin për zgjedhjet, anëtarët e Kushtetueses do vihen në rresht në 31 tetor

Ish-deputeti Myslim Murrizi shpreh zhgënjim për dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” në MCN TV, ai e cilëson si lajthitje të kreut të shtetit, por nuk përjashton se zgjedhjet për kryeqytetin do mbahen në 9 nëntor. 

Sipas tij, vendimi përfundimtar do të jepet në 31 tetor kur Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë çështjen në themel dhe do të thotë që shkarkimi i Erion Veliaj është në përputhje me Kushtetutën. 

Ai shtoi se në gjykimin me themel, anëtarët e Kushtetueses do të rreshtohen rresht.

Presidenti më zhgënjeu shumë nuk duhet ta bënte, Presidenti thotë shko në Gjykatën Administrative, ndoshta e sheh më të madhe si godinë. Ishte një lajthitje. 

Kushtetuesja vendosi 9 me 0, se e panë që ishte një shkelje flagrante e hapur. Nuk është vendim përfundimtar, vendimi përfundimtar është në datë 31 tetor kur do gjykohet në themel shkarkimi i Erion Veliaj.

Këta bënë vendim të ndërmjetëm dhe në 31 tetor do bëhet gjykimi me themel i shkarkimit të Veliajt. 

Nëse në 31 tetor Gjykata Kushtetuese do thotë që shkarkimi është në përputhje me Kushtetutën, zgjedhjet do mbahen në datë 9 nëntor. Janë zgjedhje të pjesshme. 

Mendoj se në gjykimin me themel do rreshtohen rresht. Ata lanë duart me Begaj që bëre gabim që i dekretove zgjedhjet pa u shprehur ne.

Gjykimi me themel do i japë të drejtë Ramës, ke qenë në kushte normale për ta shkarkuar. 

Në datë 31 do shqyrtohet shkarkimi që bëri Rama. Vendimi i Këshillit Bashkiak ishte nul. 

U rrëzua dekretimi i datës së zgjedhjeve pa marrë formë të prerë shkarkimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy