Kroacia voton sot për zgjedhjet parlamentare nën sfondin e COVID-19

Kroacia voton sot për zgjedhjet parlamentare nën sfondin e COVID-19

Kroatët votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re që do të përballet me pasojat ekonomike nga koronavirusi në një kohë kur rritja e kontaminimeve ka vënë nën presion konsrvatorët në ikje.

Votimet që u hapën në orën lokale 07:00 (05:00 GMT) njoftohen të ngushta mes HDZ në pushtet dhe koalicionit të qendrës së majtë, që drejtohet nga një këngëtar folk nacionalist.

“As HDZ e kryeministrit, Andrej Plenkovic, as koalicioni “Restart” i drejtuar nga social-demokratët (SDP) e Davor Bernardic nuk duket se mund të fitojnë maxhorancën absolute prej 151 vende deputetësh”, sipas sondazheve.

“Lëvizja patriotike” e këngëtarit popullor dhe populist Miroslav Skoro mori 11% të votave, prandaj mund të përfundojë në rolin e arbitrit.

As konservatorët dhe e majta e qendrës nuk janë shprehur për të krijuar një aleancë me kandidatin nacionalist, i cili akuzohet nga SDP për vërejtje seksiste dhe të nostalgjisë për të kaluarën ustashi pronaziste të Kroacisë.

Por analistët thonë se HDZ mund të mos ketë zgjidhje tjetër nëse dëshiron të formojë qeverinë e ardhshme.

Pas sloganit “një Kroaci e sigurt”, HDZ e Andrej Plenkoviç, një ish-diplomat i aftë në çështjet europiane, shprehet se ai është më i aftë të përballet me sfidat mëdha ekonomike që priten, me parashikime për një rënie të PBB-së me gati 10%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy