A ka sinjale se mund të shpallet “non grata” nga SHBA? Ilir Meta flet mbi spekulimet

A ka sinjale se mund të shpallet “non grata” nga SHBA? Ilir Meta flet mbi spekulimet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta foli gjatë intervistës me gazetaren Viol Xhafaj MCN TV lidhur me spekulimet se ai mund të shpallet “non grata” nga SHBA. I pyetur nëse ka ndonjë sinjal, Meta i konsideroi aludimet si histori të kuzhinës propagandistike të kryeministrit Rama.

Nuk merrem me këto çështje fare dhe ju e dini qëndrimin tim edhe kur është shpallur z.Berisha. Unë respektoj vendimin e çdo vendi kudo në botë dhe absolutisht që kjo s’ka asnjë lidhje me raportet e Ilir Metës, në radhë të parë me popullin e Shqipërisë, sepse mendoj që ky është raporti kryesor që më mban mua në politikë, por jo vetëm në politikë, por në të gjithë jetën time si atdhetar, qytetar, si patriot, dhe si njeri i lindur dhe i vendosur për t’i shërbyer gjithnjë vendit tim pavarësisht nga pozita ime. Siç kam bërë gjithmonë, kështu do të bëj edhe në të ardhmen. Sa i përket raporteve ndërkombëtare, unë kam qenë në krye të çdo përpjekjeje për integrimin evropian të Shqipërisë dhe askush s’ka bërë më shumë si politikan në 30 vjet, në mënyrë koherente, për të ndihmuar këtë proces, se sa Ilir Meta. Në të ardhmen do të plotësojmë çdo detyrim që kemi në raport me BE-në. Kam qenë që në fillimet e mia, edhe kur PS ishte kundër pranimit në NATO, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe ne do të plotësojmë të gjitha detyrimet që kemi ndaj NATO-s në të ardhmen. Të gjitha këto të tjerat janë histori të kuzhinës propagandistike të Edi Ramës”.

I pyetur nëse do të jetë Ilir Meta kontakti i Ambasadës Amerikane me opozitën, kryetari i Partisë së Lirisë tha:

Janë pyetje që s’përbëjnë interes për mua. Berisha s’është një person, është një institucion dhe është në krye të institucionit më të rëndësishëm sot të opozitës, PD-së. Është njeri i zgjedhur në mënyrë publike. Ne respektojmë çdo vendim të PD-së dhe çdo force tjetër, dhe në këtë aspekt më duken pyetje pa asnjë lloj kuptimi. Është e rëndësishme që opozita në mënyrën më paqësore, më aktive, më qëndrestare, më demokratike dhe me një organizim shumë më të mirë se deri tani, të konkretizojë atë shpirt opozitar të jashtëzakonshëm që ekziston sot në Shqipëri, por që grinta e këtij shpirti u vra nga një ish-lidership jo vetëm i përgjumur, por edhe i korruptuar nga qeveria”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy