
Partia Demokristiane, e drejtuar nga Nard Ndoka, ka depozituar një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistruar si parti në zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashkitë.
PDK është partia e katërt që regjistrohet në këto zgjedhje, pas LSI-së PS dhe PD-së.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u regjistruan në zgjedhje më datën 25 janar, ndërsa LSI u regjistrua një ditë më parë.
Afati i fundit për të depozituar kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjeshsme vendore është 31 janari.





