Duke folur për marrëveshjen e tarifave Roaming mes Shqipërisë dhe BE-së, zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrasktrukturës, Belinda Balluku, tha se ajo do të sjellë ndryshime në jetën e qytetarëve, nga zgjerimi i aksesit te çmimet.
“Marrëveshja e sotme e integron rajonin tonë më shumë dhe më mirë, në sistemin e të drejtave themelore të cdo evropiani, atë të qarkullimit të lirë, të mallrave, të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike. Nuk do ishim këtu sot pa lokomotivën e këtij procesi që është Komisioni Europian dhe pa Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal. Është frut i këtij bashkëpunimi edhe heqja e tarifave Roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor në korrik të vitit 2021. Janë rritur në gjysmën e dytë të vitit me 96% të gjitha shkëmbimet dhe thirrjet brenda këtyre 6 vendeve. Heqja e këtyre tarifave ka krijuar kushte për investime më të mëdha në infrastkturën telefonike. Do të nënvizoja se falë kësaj marëveshje prej vitit të arshshëm qytetarët do përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive. Do zgjerohet aksesi në oferta të larmishme me çmime gjithmonë e më të mira të paketave roaming. Ky angazhim do të ndërmerret edhe nga operatorët e tjerë. Do të rritet edhe cilësia e shërbimit”, tha Balluku.



