“Më hoqën si skapist”/ Pas deklaratave të Sulës reagon Berisha: S’është përjashtuar nga listat e hapura

“Më hoqën si skapist”/ Pas deklaratave të Sulës reagon Berisha: S’është përjashtuar nga listat e hapura

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat në hyrje të selisë blu, i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me reagimin e Dashnor Sulës.

Kreu i PD-së, u shpreh se e vlerëson deputetin Sula, ndërsa theksoi se asnjë nuk e zhbën dot procesin e primareve. Sula deklaroi se arsyeja pse është lënë jashtë listave të mbyllura është mbështetja e tij për SPAK-un, duke ironizuar me fjalët “më hoqën se jam skapist”.

Kujtojmë që Sula ishte më i votuari në primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit. 

Ndërkaq, kryedemokrati  Berisha u shpreh se, Sula “nga nuk është përjashtuar nga listat e hapura. Ai ka meritat e veta”.

Asnjë gjë e tillë nuk ka. Ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kurrsesi që të mbajë një qëndrim, por kjo listë këto mundësi kishte. Nga lista e hapur nuk është përjashtuar ai. Ai ka meritat e veta. Unë po e marr vesh nga ju.
Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Nuk e përjashtoj mundësinë që të më ketë dërguar mesazhe se telefoni im ka mijëra mesazhe. Por ajo që mund t’i them se ai është njeri i respektuar. … Kjo nuk e zhbën procesin e primareve. Mos shkoni në ekstreme. Primaret janë një kriter themelor.…
” 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy