
Për të siguruar bindjen se vjedhja e votave ka qenë evidente nga mazhoranca në zgjedhjet e 14 majit, deputeti i PD-së, Flamur Noka, tha në “Të Paekspozuarit” se kanë siguruar video në kohën kur bëhej pazar për blerjen e votës.
Noka tha se video u është dërguar ndërkombëtarëve teksa qytetaria ka kërkuar ti fshihet fytyra se mund të vritet nesër.
I kemi dërguar video ndërkombëtarëve, OSBE, një video ku bisedohet dhe bëhet pazari i votës dhe kur e pamë na tha se ma fshihni fytyrë se do më vrasin nesër.
Dhe kush i mbron ata, shteti? Ata ishin nën shoqërimin e policisë, ata vrasësit, unë nuk do shkoj tu bëj roje atyre, policia nuk jam.
Ai më tha të lutëm më fshi fytyrën, ua kemi çuar ndërkombëtarëve dhe me thotë më fshi se nesër vritem.



