Akzua për inceneratorët/ Berisha fton qytetarët: Të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale

Akzua për inceneratorët/ Berisha fton qytetarët: Të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale

Kreu i Partisë Demokratike, teksa ka reaguar për denoncimin e bërë një ditë më parë nga Partia e Lirisë për inceneratorin e Tiranës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër qeverisë.

Berisha, tha se Rama  po bllokon cdo mekanizëm të hetimit të saj.

Ja sesi Sharra është minierë floriri i Ramës dhe Veliajt. Investigimi i djeshëm faktonte se plehrat jo vetëm që nuk seleksionoheshin, ndonëse se një magazinë seleksionimi ekzistonte, ato groposeshin, siç groposeshin 20 vite më parë.

Nëse kosotoja për seleksionimin për të cilin zotohej Rama në parlament se po ndodh.

54 mln euro kanë vjedhur. Pra të gjitha plehrat bashkohen dhe groposen si 20 vite më parë. Është një mashtrim, një vjedhje e paimagjinueshme. Skapi i partisë është mbuluar nga djegësit. Faktet e paraqitura dje faktonin se Rama ka mashtruar në çdo fjalë, por e vërteta është që çdo i ashtëquajtur OPGJ, BKH, apo skapist, mjafton të shkonte në Sharrë dhe të konstatonte si Rama dhe Veliaj presin çdo ditë para në kontot e tyre.

Ky është një krim i shëmtuar, një vjedhje monstruoze. Kjo kërkon një përgjigje dhe këtë përgjigje mund ta japin vetëm qytetarët, kur SKAP-i është kthyer në SKAP vetëm kundër opozitës.

Qytetarë dhe qytetare, shpresa e vetme jeni ju, është zëri juaj, është revolucioni juaj.

Kjo qeveri po bllokon çdo mekanizëm të hetimit të saj dhe ka hapur dyert për vjedhjen tuaj ditën e natën.

Ju bëj thirrje të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale që nuk ndalet para asgjëje, që mbulohet nga ajo drejtësi, e cila është shndërruar e tëra në një bashkëpunëtore të rrezikshme në vjedhje e krim të qeverisë shqiptare.

Unë kam besim të madh se ftesës së opozitës, qytetarët do i përgjigjen me vendosmërinë më të madhe.

Shqipëria na fton t’i dalim zot!

Poashtu Berisha tha se fusha e plehrave në Sharrë është shndërruar në minierën e floririt për Edi Ramës. .

Afera e djegësve është një aferë supermafioze e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar direkt nga Edi Rama. Një hetim i hollësishëm, serioz i dokumentuar i publikuar dje nga PL-ja dëshmon në mënyrë përfundimtare denoncimin që kemi bërë me dhjetëra herë dy vitet e fundit, se Edi Rama është kreu i organizatës kriminale dhe se në rastin konkret fusha e plehrave në Sharrë është shndërruar në minierën e floririt për Edi Ramën dhe Erion Velinë. Dje u faktua se Edi Rama me sipërmarrjen e tij me të cilin pret euro ka mashtruar.

Që Rama është kreu i organizatës kriminale të djegësve kjo faktohet në mënyrën më të pakundërshtueshme, me firmën e tij për kontratën e djegësave.

Edi Rama ka firmosur një kontratë në shkelje e cdo parimi vetëm se ajo është sipërmarrja e tij, vetëm se ai zgjidhi plehrat për tu bërë milioner dhe më shumë se milioner. Ai zgjodhi plehrat për të kursyer mafien e tyre. Ai firmosur pasi autoriteti i prokurimeve i dërgoi shkresën sipas të cilës kjo praktike është antiligjore. Rama ka firmos për ti dhënë bonus kompanisë së tij të trajtimit të plehrave në Sharrë për ti dhënë bonus 8 % në dhjetor të 2016 në një kohë kur kjo kompani nuk ekziston në asnjë regjistër dhe asnjë dokument të këtij shteti dhe ai kishte në zyrë shkresën e firmosur nga ministrja për parlamentin, Ermonela Felaj në të cilën njoftohej se kompania që kërkonin mendim që nesër të marrë bonusin 8% nuk ekziston.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy