Përjashtimet në PD/ Goce: Veprimet e Nikollës në Kuvend antikushtetuese, komplet diktaturë

Përjashtimet në PD/ Goce: Veprimet e Nikollës në Kuvend antikushtetuese, komplet diktaturë

Në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV aktivisti Ervin Goce ka komentuar përjashtimet e 4 deputetëve nga grupi parlamentar duke i cilësuar si antikushtetuese veprimet e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. 

Teksa e quajti një diktaturë të vërtetë, ai tha se ajo që ka ndodhur sot në Kuvend është shumë e rëndë dhe e gjithë kjo po bëhet nga dora e Nikollës dhe jo nga Basha.

Ajo që bëri sot Lindita Nikolla është antikushtetuese, kur ajo është aty për të rregulluar punët brenda parlamentit dhe mbi të gjitha u heq të drejtën të jenë në komisionet parlamentare deputetëve, kjo është diktaturë komplet. Dhe e thotë zonja që është figurë qendrore për të ruajtur balancat. Shteti është balancë, ajo që ka ndodhur sot është shumë e rendë dhe kjo po bëhet nga dora e Nikollës dhe jo më nga Basha. Parlament i diskretituar dhe ilegjitim. Për mua kjo është e rëndë sepse me këtë vendim është futur në punët e brendshme të një partie dhe ka ulur thelbin e institucionit që ajo drejton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy