Balluku e Aliu për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë: Korridor që na lidh me Evropën

Balluku e Aliu për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë: Korridor që na lidh me Evropën

Gjatë prezantimit të marrëveshjeve unike të cilat do të nënshkruhen në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, është edhe ajo që ka të bëj me hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, nga ana e saj e cilësoi ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë si korridori “që na lidh me Ballkanin dhe me Evropën”.

Ministrja solli në vëmendje poashtu ndërtimin e portit të Porto-Romanos për lehtësinë tregtare që do të kenë produktet shqiptare drejt Kosovës.

Të dy qeveritë janë angazhuar financiarisht për të alokuar fonde për ngritur projektin për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Ne synojmë që të bëhemi pjesë e korridorëve të lëvizjes brenda Ballkanit dhe në Evropë, dhe hekurudhat janë mënyra e transportit me eficente dhe miqësore e transportit. Ajo që është e rëndësishme është rritja e volumeve të tregtisë mes dy vendeve tona, u përmend Porto Romano një projekt që tashmë ka nisur. Gjatë 10 mujorit të 2021 Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të transportit të mallrave. Një tjetër projekt i rëndësishëm që është në proces është porti ekzistues që kthehet në një nga marinat më të mëdha në Ballkan dhe si një ndër portet më të mëdhenj turistik.

Hekurudha Durrës-Prishtinë nuk do të jetë e rëndësishme për transportin e mallrave por që do të lidhje dhe portin e Durrësit me Prishtinën. Ne jemi besimplotë se dhe ky projekt i përbashkët do të ecë me hapa të shpejtë. Ne zotohemi të dy ekipet që të përmbyllim fazën e parë të specifikimeve teknike për të filluar me projektin e detajuar dhe më pas atë të ndërtimit”, 

Poashtu gjatë fjalës së tij, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideroi “një ëndërr të kahershme projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë”.

Numri një i qeverisë shtoi se po nënshkruhet një pikë akordësimi, për të filluar punimet për planin.

Kurse nga ana e tij, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu shprehu poashtu rëndësinë unike që projekti për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

“Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, plotësimi i një ëndrre dhe një punë me rëndësi për bashkimin ekonomik të dy vendeve. Porti i Durrësit do të lidhet me Prishtinën dhe përmes saj, ky port do të ketë komunikim të drejtpërdrejtë me korridorin 10”, tha ai.

Aliu theksoi se nëpërmjet linjës jugore, do të lidhet Hani i Elezit me Shkupit e më tej edhe me Selanikun.

“Do të rritet mundësia e zhvillimit ekonomik për të dy vendet. Aspekti teknik i kësaj hekurudhe është shumë i favorshëm edhe karshi linjave të tjera. Ekzistojnë edhe plane të vazhdimit të korridorit blu, ku Shqipëria lidhet me Kroacinë. E njëjta gjë mund të ndodhë në anë rrugore edhe me Kosovën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy