Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare.
Në Kuvend do të diskutohet mbi 13 çështje të përfshira në rendin e ditës.
Drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor do të paraqesin raportet për vitin 2020.
Gjithashtu, një pikë tjetër e rëndësishme do të jetë votimit për dy akte normative që lidhen me marrëveshje të qeverisë me distributorin turk të vaksinave “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET A.S”.
Në Kuvend do të diskutohet projekvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit ‘Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit”.
Më herët, në seancën parlamentare e 3 qershorit, u prezantua raporti vjetori i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2020.
Inspektori i ILD-së, Artur Metani, bëri me dije për vitin 2020 janë përcjellë mbi tre mijë dosje.
Sakaq, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka prezantuar raportin vjetor pranë Komisionit të Ligjeve.
RENDI I DITËS SË KUVENDIT
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 03.06.2021
2. Njoftime
3. Raport i Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020.
4.Raport i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020.
5.Raport i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2020.
6.Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020.



