Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe një nga drejtuesit e Partisë Socialiste për kryeqytetin, Plarent Ndreca thotë se është fatkeqësi që kemi këtë gjendje në opozitë, e cila është pjesë e pushtetit.
Sipas tij, një çorganizim i organizuar i opozitës dëmton vetë opozitën, demokracinë dhe mazhorancën, e cila nuk është në pozitën e duhur për sa kohë nuk ka përballë një kundërshtar.
Në emisionin Stay Tuned në MCN Tv, ai deklaroi se Tirana ka nevojë për ndryshim dhe Erion Veliaj ka bërë ndryshimin, duke thënë se kandidatët e opozitës nuk e mposhtin dot.
Është njeriu më i provuar për ta bërë ndryshimin është Veliaj dhe Partia Socialiste, nuk mund të ketë kandidatë më të fortë se ai që ka sjellë ndryshimin.
Lidhur me deklaratat e socialistit Ervin Bushati se duhet ndryshim, Ndreca tha se ai jo vetëm që e ka parë ndryshimin, por ka qenë mbrojtës energjik i ndryshimit dhe ky ndryshim ka një emër që sipas tij, është Erion Veliaj.
Qëndrimi i tij është edhe mesazh, se Partia Socialiste është parti e hapur që ka dhe individë që kanë mendim ndryshe, por ai vijon të jetë socialist i thekur, me kontribute, çfarëdo qëndrimi të mbajë ai mbetet Ervin Bushati i PS.
I pyetur nëse Edi Rama është i plotfuqishëm, deklaroi se është ushtrues i pushtetit më të plotë si ekzekutivi, duke qenë Kryeministri i vendit është edhe i mazhorancës.
Është i fuqishëm patjetër në kuptimin politik. Por nuk bie dakord me plotfuqinë që duan ti japin analistët, kurorën e sulltanit apo mbretit.
Rama ushtron pushtetin e tij ekzekutiv dhe legjislativ për sa i përket. Një pjesë të fajit për të marrë këtë lloj atributi, e ka dhe opozita, që i ka lëshuar terren.
E ka ndihmuar opozita që të ketë këtë imazh.



