Avokatja Alesia Balliu thotë se i vetmi kandidat i denjë për Tiranën është Arlind Qori. Në studion e MCN Informacion, Balliu tha se pavarësisht se nuk do ta votonte për shkak të bindjeve të kundërta, ai duhet mbështetur.
Të vetmin kandidat që kam parë është i pavaruri. Jam kundër sepse është radikal i majtë. Por po bën një punë që duhet përshëndetur. Nuk po i shërben pushtetit. Ka bërë një fushatë për qytetarët, pro tyre. Është i pakorruptuar, e mbështes. Është ndryshe nga veglat që hiqen si të pavarur. Përsa u takon kandidatëve të pavarur të punësuar te Syri TV, jam kundër.
Ndërsa në lidhje me PD, Balliu tha se nuk mund të ketë ripërtëritje pa u larguar Berisha.
Lulzim Basha kur niste protestën thoshte: Pas kësaj proteste, Edi Rama nuk është më kryeministër. Kështu po sillet edhe Berisha.
Nuk ndryshon asgjë, po nuk ndryshoi lidershipi. Ku do shkojë Berisha humbje pas humbje. Në krye ke Berishën dhe pas tij ke qenin, Flamur Nokën, që di të lehë, por jo të artikulojë.



