
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar zyrtarizmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, e cila u arrit në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një deklarate të lëshuar në Tëitter, DASH e cilëson marrëveshjen Kosovë-Izrael, si marrëveshje që ndihmon në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për të dyja vendet.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike. Dje ishte një ditë historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Vendimi që Kosova të vendos Ambasadën në Jeruzalem nuk i ka pëlqyer fare Bashkimit Evropian. Zëdhënësi Peter Stano një vendim të tillë e ka cilësuar si të “vendim fatkeq”.
Vendosja e raporteve diplomatike dhe njohja e Kosovës nga Izraeli nuk është pritur fare mirë as nga Serbia. Gjithashtu edhe Liga Arabe e ka kritikuar një vendim të tillë.
Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të hënën më 1 shkurt 2021 përmes një ceremonie virtuale.



