Rama tregon nga ndryshon fushata e tij nga PD-ja: Basha ka turp të ekspozojë aleatët e tij!

Rama tregon nga ndryshon fushata e tij nga PD-ja: Basha ka turp të ekspozojë aleatët e tij!

Gjatë intervistës së tij në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kryeministri Edi Rama foli për ndryshimin e fushatës së tij nga ajo e rivalit, Lulzim Basha.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Me përjashtim të fushatës së vaksinimit, jeni fokusuar keni ndërtuar elementë të një fushate negative e bërë nga lidershipet e shkuara, sulme të ashpra ndaj kundërshtarit, njëlloj si në vitet ‘90 kur s’bënim komunizmin, retorikë dhe luftë, pse kjo?

Edi Rama: Unë do të thosha që fushata ime jo vetëm që është negative, por është e fokusuar tek e ardhmja dhe ka një komponent të vetin, ku flitet dhe për ata që duan të kthehen por nëse marrim ndarjen në kohë është 90% që merret me çështjet e mëdha të sotmet, rindërtimi dhe dalja nga tuneli i pandemi dhe me sfidat e mëdha të ardhmes.

Rakipi: Duhet t’i tregoni shqiptarëve çfarë keni bërë këto 8 vite?!

Rama: Unë iu tregoj çfarë kemi bërë e çfarë duhet të bëjmë, por pasi u bë kjo Lulzim Basha i fshehu të gjithë këta, janë të gjithë të fshehur (e ka fjalën për aleatët) dhe duket sikur nuk ekzistojnë, por këta janë atë që duan të rikthehen. U fshehën nëpër ata kafazet dhe dalin të shumëfishuar.

Rakipi: Ti vetëm del kudo, dhe te PS vetëm Rama?

Rama: Ka një ndryshim, se të gjithë këta janë lidera, Fatmiri, Agroni, Vangjeli janë lidera partish. Këtu flitet për një koalicion të madh kundër të keqes dhe këta janë fshehur nuk dalin. Të kesh turp të ekspozosh aleatët e tu është një nga elementët e falsitetit të kësaj fushate, me makina që duan të krijojnë idenë e entuziazmit, me flamuj, është si në vitet ‘91, ‘92. Është komplet rikthimi në skenë e karvanëve të viteve të para.

Rakipi: Dhe Joe Biden bëri një fushatë të tillë!

Rakipi: Kundërshtari fushatës tjetër bën premtime dhe tregon çfarë përmban programi i tij. Pse është më e mirë fushata juaj sesa e Bashës?

Rama: Fushata e Bashës është tipi me një program si një menu e dëshirave të njerëzve ku thuhen gjërat që njerëzit duan të dëgjojnë dhe ato që s’kanë shans të bëhen. Po të merrni filmime nga arkivi i Rrapush Xhaferrit kur shkonte nëpër Shqipëri me karvan makinash me këngë dhe kishte një gjë tjetër, s’është çështja te skenografia, por që i shtronin rrugën me sheqer. Bashën disa ditë më parë në Lezhë ia shtruan rrugën me sheqer. Është fushatë e ngjashme me Xhaferrin jo nga skenografia por nga pikëpamja e programit. Basha thoshte me jepni 1 t’ju jap 2. Basha në retorikën e tij përdor shumë fjalën lekë.

Rakipi: Se nuk i ka?

Rama: Se nuk do t’i ketë në dorë, siç nuk i kishte Xhaferri!

Mcntv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy