Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Lefter Koka

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë seancën ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Gjykata e Posaçme shtyu për më datën 11 ora 11:30 shqyrtimin e kërkesës për masë më të butë sigurie, se Koka është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ekspertët që patën konfirmuar këtë, nuk janë paraqitur sot në seancë.

Koka ishte i pari që u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) më 14 dhjetor, për korrupsion dhe shpërdorim detyre për inceneratorët.

Arrestimi ka ardhur, pasi u kallëzua penalisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim për çështjen e inceneratorëve.

Akuza e LSI-së lidhej me pretendimet për shkelje në ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e dy inceneratorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy