‘Do e shuaj SPAK’, Dyrnjaja: Deklarata Berishës motivon botën e krimit, retorikë politike para zgjedhjeve

‘Do e shuaj SPAK’, Dyrnjaja: Deklarata Berishës motivon botën e krimit, retorikë politike para zgjedhjeve

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar në ‘MCN Live’ deklaratën e fortë të Berishës kundrejt SPAK ku u shpreh se do e shuaj.

Ai tha se kjo deklaratë motivon botën e krimit dhe është një retorikë politike duke qenë se jemi para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij Berisha e mbështet SPAK vetëm kur sulmon Ramën.

‘Së pari mendoj se vërtetë Berisha do që ta shkrijë SPAK, do që të mos jetë më, do të krijojë një strukturë tjetër për të vepruar vetëm nga krimi ordiner dhe jo ai i politikës.

SPAK sot ka prekur dhe cënuar interesa, duam apo jo Berisha është në hetim, ish presidenti në burg, kryebashkaku në hetim, steka mund të ngrihet më lartë. Nëse Dumani gjen momentin e duhur, se s’mund të hapen 800 çështje njëherësh dhe është e pamundur.

Kjo deklaratë motivon botën e krimit, sepse e motivon duke thënë se do mbështes Berishën. Ti thuash njerëzve dhe botës së krimit që më votoni mua se këta që po ju godasin sot unë do i shkatërroj.

Është retorikë politike para zgjedhjeve për të fituar, por është e rëndë se po flasim për botën e krimit. Spekulimi në fakt mund të ketë efekt elektoral.

Në fakt ata dhe bashkëpunojnë me botën e krimit por të dy krahët e mohojnë dhe të dy akuzojnë njeri-tjetrin, por ne e dimë që bashkëpunojnë dhe derisa në Shqipëri të realizohen zgjedhje të pastra pa ndikimin e botës së krimit, dhe këto shtrembërojnë vullnetin e njerëzve duke shtrembëruar realitetin elektoral.

Mendoj se Berisha edhe e mbështet SPAK kur godet Ramën, dhe se mbështet, por duhet ose ta mbështesë ose jo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy