Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (PPE), e cila ka shumicën në Komisionin dhe Parlamentin Europian, diskutoi ndër të tjera zhvillimet e pritshme politike që lidhen me anëtarët e saj.
Asambleja miratoi me unanimitet një rezolutë për Shqipërinë, e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shitblerjen e votës.
Rezoluta bën thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore si dhe për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.



