Pezullimi i zv. drejtorit të OFL-së, PD: Rama mbron në heshtje kriminelët

Pezullimi i zv. drejtorit të OFL-së, PD: Rama mbron në heshtje kriminelët

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj të hënën është shprehur se pezulimi i Artan Shkëmbit, pas dyshimeve se ka zbuluar informacionet sekrete, pasi vetëm pak kohë më parë kishte kaluar vetingun, dëshmon se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera nuk funksionojnë.

Përmes një deklarate për mediat, Alibeaj theksoi se rasi i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin e organizuar tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit.

“Nën thundrën e krimit, policia ka dështuar gjithmonë të vendosë ligjin mbi interesin e pushtetit. Edhe për laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, pala shqiptare u njoftua nga partnerët e huaj dhe e dekonspiroi operacionin për të shpëtuar Olsi Ramën dhe mikun e tij, që drejtonte trafikun, Genci Xhixho”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.

Ai shtoi më tej se, rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin, nuk është rast i izoluar duke thënë se “5 vjet më parë, nën presionin e opozitës, u zbulua se Policia mbante fshehur urdhrin e arrestit ndërkombëtar për deputetin e Edi Ramës, Mark Frroku”.

Alibeja tha në fund se, OFL tregon fytyrën e vërtetë të qeverisës së kryeministrit, Edi Rama, i cili tha ai “pak ditë më parë u taku me disa nga figurat e botës së krimit në Durrës për t’u siguruar paprekshmëri në këmbim të përfshirjes së tyre në fushatën elektorale të Partisë Socialiste”.

“Rama vazhdon të heshtë dhe të mbrojë me heshtje çdo kriminel që i shërben pushtetit të tij. Këtë ka bërë prej 7 vjetësh në drejtimin e vendit. Operacionet e OFL-së kanë përfundime qesharake. Zhurma e madhe politike dhe mediatike është reduktuar në disa makina të sekuestruara ose ndonjë pasuri jodomethënëse. Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit, sepse edhe ai e di shumë mirë se ditët e tij në krye të vendit janë të numëruara”, përfundoi ish-deputeti i PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy