Plagosja në Kurbin, gjendet në një parcelë arma e autorit

Plagosja në Kurbin, gjendet në një parcelë arma e autorit

Është gjetur pranë një parcele arma me të cilën dyshohet se u plagos 53-vjeçari R. T. mbrmjen e kaluar në fshatin Gjormë në Kurbin. Bëhet me dije se janë sekuestruar  në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë, me krehër me 8 fishekë në të dhe me një fishek në fole.

41-vjeçari M.L., i cili plagosi për motive të dobëta bashëfshatarin e tij është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia dhe mbi të rëndojnë akzuat  "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet procedurale iu referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Kurbin / Pas kërkimeve të shumta, u bë e mundur gjetja në një parcelë afër banesës së 41-vjeçarit, e armës së zjarrit pushkë që dyshohet se është përdorur mbrëmjen e kaluar, nga shtetasi M. L. për plagosjen e shtetasit R. T.

Si rezultat i kërkimeve të shumta gjatë natës, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku shtetasi M. L. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. T., shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë bërë të mundur gjetjen në një parcelë afër banesës së shtetasit M. L., e armës së zjarrit që dyshohet se është përdorur për këtë ngjarje. Konkretisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë, me krehër me 8 fishekë në të dhe me një fishek në fole.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 41 vjeç, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet procedurale iu referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy