Rama u takua me Bashën në Rinas? PD: Gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave

Rama u takua me Bashën në Rinas? PD: Gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave

Partia Demokratike ka reaguar pas aludimeve politike për një takim të ndodhur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha në Rinas pas takimeve me komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi.

Në një reagim të shpërndarë për mediat, PD deklaron se nuk ka pasur asnjë takim dhe se kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e vendit.

Nuk ka pasur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, deklaron PD.

Zërat për një takim mes Ramës e Bashës erdhën pas ftesave të shumta që kryeministri bëri ndaj liderit të opozitës për të bashkëpunuar edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit të cilat i fitoi Partia Socialiste, por rezultati i tyre nuk është pranuar nga PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy