Vuçiç: Unë jam i gatshëm të shkoj në Bruksel, nëse Kurti pranon të marrë pjesë

Vuçiç: Unë jam i gatshëm të shkoj në Bruksel, nëse Kurti pranon të marrë pjesë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka marrë ftesë për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel.

Ai ka thënë se është i gatshëm të shkoj nëse Kurti pranon të marrë pjesë në takim i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Unë isha i ftuar për 11 maj. Unë do të shkoj në dialog më 11 maj nëse ka një të tillë. Nëse ata thonë se ai nuk është atje, madje edhe më mirë, unë do të bëj diçka të mirë diku tjetër dhe do të kem më pak probleme atë ditë. Unë do të kalojë të paktën një ditë më mirë “, tha Vuçiç.

Por, Kurti ka potencuar nga Brukseli se nuk do të marrë pjesë në takimin me Vuçiç-in më 11 maj.

Ai ka bërë të ditur se në kryeqendrën evropiane do të shkojë përsëri në mesin e muajit maj për drekë ose darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy